Home / Komuna jonë / Mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit do të mbahet me 30 Maj 2018

Mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit do të mbahet me 30 Maj 2018

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e pestë e cila do të mbahet me datë 30 Maj 2018 (e mërkurë), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Për ketë mbledhje kryesuesi Afrim Dina, ka propozuar katërmbëdhjetë  pika për rend dite:

1.Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

2.Pytje dhe përgjigje në pyetjet e kuvendarëve,

3.Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore,

4.Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme në fshatin Ratkoc,

5.Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Brendshëm për Drejtorinë për Punë Inspektuese,

6.Informatë rreth sigurisë në shkolla të Komunës së Rahovecit,

7.Informatë rreth ecurisë së hartimit të PZHK-së,

8.Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore (Stone Castle),

9.Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Rahovec, parcela 03709-0,03710-0,

10.Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në fshatin Çifllak, parcela 00217-1,

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në fshatin Çifllak, parcela 00217-2,

12.Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme Komunale në Rahovec-Remnik, parcela 03818-0,03870-0,03871-0,03819-0,

13.Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për Caktimin e Lokacionit për Vendosjen e Trafostacionit dhe dhënia në shfrytëzim afatgjatë të Pronës së Paluajtshme Komunale,

14.Marrja e Vendimit për formimin e Komisionit ad-hoc për zgjedhjet e Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.

About admin

Check Also

Edon Cana – Ambasadori i ri i Kosovës në Bullgari.

Është emëruar edhe një Ambasador i ri i Kosovës në një prej shteteve të huaja. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *