Home / Komuna jonë / Edon Cana – Ambasadori i ri i Kosovës në Bullgari.

Edon Cana – Ambasadori i ri i Kosovës në Bullgari.

Është emëruar edhe një Ambasador i ri i Kosovës në një prej shteteve të huaja. Edon Cana është pikërisht i emëruari më i ri si ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari, me seli në Sofje. Cana ka konfirmuar për Indeksonline se është dekretuar nga ana e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se shumë shpejt do të fillojë me punë.

“Do të fillojë shumë shpejtë me punë vetëm sa të kryhen disa nga procedurat me shtetin e Bullgarisë.  Jemi në proces”, ka thënë Cana.

Cana ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme,  saktësisht , Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasburg, si dhe përgjegjës për rajonin e Alsas në Francë. Duhet përkujtuar se në krye të Ambasadës së Kosovës në Bullgari deri më tani ishte Shpend Kallaba.

Indeksonline/RahovecPost/

 

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *