Home / Komuna jonë / 4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta sigurojnë asnjë provë, e cila do të dërgonte te zbardhja e vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria Themelore e Gjakovës edhe pas intervistimit të disahershëm të dëshmitarëve nuk ka arritur ta identifikojë ndonjë të dyshuar.

As katër vjet nga vrasja e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista, organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta identifikojnë asnjë të dyshuar.

Elvis Pista dhe Hashim Thaçi, fushata zgjedhore, 2014

Vrasja e Pistës ishte bërë në natën e 15 qershorit të vitit 2014, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, ku ai kishte dalë më i votuari i PDK-së, pas kreut të kësaj partie në atë kohë Hashim Thaçit, në komunën e Rahovecit.

Kandidati për deputet, Elvis Pista, më 15 qershor 2014 ishte qëlluar nga një distancë prej 7 metrash me një pistoletë derisa po dilte nga një restorant në Rahovec. Për hetimin e asaj çfarë ndodhi Policia përgjoi 33 persona dhe intervistoi 94 dëshmitarë.

Në gjashtë faqe përshkrim Policia e Kosovës ka shpjeguar mënyrën se si është qëlluar për vdekje ish-kandidati i PDK-së për deputet, Elvis Pista.

Rezultatet e intervistave dhe përgjimeve nuk kanë rezultuar me zbulimin e kryesit të mundshëm të aktit.

Varrimi i Elvis Pistës

Kallëzimi përshkruan edhe detaje të tjera, përfshirë mënyrën se si Policia në Kosovë nuk kishte arritur të hapte telefonin e Pistës, i cili ishte dërguar për t’u hapur në një shtet të Evropës, ku me ndihmën e një polici ndërkombëtar të dhënat ishin nxjerrë nga telefoni.

Në profilizimin të cilin Policia ia bën Pistës ai përshkruhet si një person i kamur, i përfshirë në disa biznese, përfshirë shitblerjen e makinave. Kallëzimi penal shpjegon se njëri nga personat të cilët i kishin borxh Elvis Pistës ishte marrë me fajde.

Siç shkruhet në kallëzim penal ky person ishte dënuar nga Gjykata e Gjakovës.

Ish-zyrtari i PTK-së dhe kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, vdiq në spitalin e Rahovecit në orët e para të datës 15 qershor të vitit 2014.

Në varrimin e të ndjerit kishin marrë pjesë figura të larta të shtetit, përfshirë kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila është duke e hetuar këtë rast, nuk ka arritur ende të gjejë ndonjë provë, e cila do të dërgonte në përfundimin e misterit të vrasjes së Pistës.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Uka, i cili është duke e hetuar këtë rast, i ka thënë gazetës “Zëri” se edhe pse kanë intervistuar secilin person të mundshëm që në çfarëdo mënyre ka qenë i lidhur me Pistën, nuk kanë arritur ende të sigurojnë ndonjë detaj që do t’i dërgonte te zbardhja e vrasjes.

“Njëherë për njëherë ende asgjë s’ka. Kemi intervistuar çdo dëshmitar të mundshëm, nganjëherë kemi urdhëruar që dëshmitarët të intervistohen nga dy herë në Polici, por prapë nuk kemi arritur të zbulojmë diçka që do të dërgonte te ndonjë i dyshuar”, është shprehur prokurori Uka.

ehuazuar#Gazeta Zeri,  #Gazeta Blic 2018

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *