Home / Komuna jonë / Aktivitetet për shënimin e “Javës së dëshmorëve dhe heronjëve të Komunës së Rahovecit” kanë vazhduar me organizimin e Marshit të FSK-së

Aktivitetet për shënimin e “Javës së dëshmorëve dhe heronjëve të Komunës së Rahovecit” kanë vazhduar me organizimin e Marshit të FSK-së

Gjatë ditës së djeshme , në Komunën e Rahovecit në kuadër të “Javës së heronjëve dhe deshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbajtur  Marsh në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve për Lirinë e Kosovës.

Marshin e tyre Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek shtatoret e hernojëve Xhelal hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në qytetin e Rahovecit. Marshi i FSK-së, ka vazhduar nëpër rrugën kryesore të qytetit, ku janë përshëndetur dhe janë duartrokitur nga shumë qytetar të cilët kishin dal për ti parë trupat e FSK-së. Më pas nderime dhe vendosje të kurora lulesh janë bërë tek busti i heroit Mensur Zyberaj dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit.

Marshin e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka përcjell nga afër edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili më këtë rast ka thënë se organizimi i Marshit është një ngjarje e rëndësishme, e cila organizohet në aktivitetet që janë paraparë ti organizojmë në shënimin e “Javës së dëshmorëve dhe heronjëve të Komunës së Rahovecit”. Dua ti falënderoj Trupat e FSK-së për gatishmërinë e mbajtjes së Marshit dhe nderimin e tyre ndaj dëshmorëve dhe qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

 

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *