Home / Komuna jonë / Që nga e premtja më datë 4 maj, nga 8 e mëngjesit nuk do të ketë ujë për 25-30 orë.

Që nga e premtja më datë 4 maj, nga 8 e mëngjesit nuk do të ketë ujë për 25-30 orë.

 

Njoftimi nga KRU ”Gjakova,

 

KRU “Gjakova” SH.A. do ta ndërpresë furnizimin me ujë në tërë zonën e shërbimit.
Uji planifikohet të ndërprehet ditën e premte, me datë: 04.05.2018, nga ora 8:00.

Ndërprerja e furnizimit me ujë, planifikohet të zgjasë 25-30 orë.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në tërë zonën e shërbimit (Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Prizrenit – me përjashtim të pjesëve që furnizohen nga burimet), është lidhja e gypave kryesor në fabrikën e vjetër me fabrikën e re te kthina ndarëse, ku faza II- të, është në fazën e finalizimit.

Menaxhmeti ka marrë të gjitha masat që punët në ndërprerjen e ujit të realizohen në afatin sa më të shpejtë të mundur ku ka angazhaur ekipet më profesionale në ketë proces.

Paraprakisht kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët, sepse po bëhet një proces për të mirën e konsumatorëve.

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *