Home / Komuna jonë / Javën e ardhshme pritet të qartësohet përfundimisht puna e palestrës sportive në Rahovec.

Javën e ardhshme pritet të qartësohet përfundimisht puna e palestrës sportive në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Drejtorin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit z.Ervin Hoxha,  sot janë takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Kujtim Gashi  dhe kanë biseduar  për palestrën  sportive që ka 10 vjet pa u përfunduar,  si dhe për projekte tjera që lidhen me kulturë, rini e sport në Rahovec.

 

”Bashkë me Kryetarin e Komunës Smajl Latifi, sot e takuam Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi ku ndër të tjera u informuam se javën e ardhshme do të qartësohet përfundimisht puna e palestrës sportive në Rahovec dhe pritjeve të gjata po i vie fundi,  poashtu komuna jonë do të përkrahet edhe në projekte tjera në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Mbetemi të përkushtuar që të punojmë për komunën tonë”. -ka shkruar Ervin Hoxha në Facebook.

 

 

About demira kruezi

Check Also

4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *