Home / Magazina / Ndërron jetë AVICII

Ndërron jetë AVICII

DJ i famshëm suedez,  Avicii,  ka ndërruar jetë  në moshën 28 vjeçare në Oman.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling,  i njohur po ashtu si Avicii”, “Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit mesditën e së premtes së 20 prillit”.“Familja është e rrënuar dhe kërkojmë nga të gjithë që ta respektoni nevojën e tyre për privatësi në këtë kohë të vësthirë. Asnjë deklaratë më tepër nuk do të jepet”, kanë shkruar në komunikatë përfaqësuesit e tij.

Avicii kishte pasur probleme me shëndet për disa vite, përfshirë këtu edhe probleme me pankreatitis akut shkaku i pirjes së tepruar.

Avicii kishte arritur famë që në moshë të re me hite si “Levels, pastaj me “Wake me up” në bashkëpunim me Aloe Blacc.

I ndjeri së fundi kishte pasur një bashkëpunim edhe me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Orën në këngën ” Lonely Together”.

 

About admin

Check Also

Grupi “Offchestra” me album të ri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *