Home / Kronikë Zgjedhore / Smajl Latifi viziton qendrën grumbulluese “Rizona” dhe “QTX”-në

Smajl Latifi viziton qendrën grumbulluese “Rizona” dhe “QTX”-në

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e AAK-së Smajl Latifi ka vizituar Qendrën Grumbulluese për pemë dhe perime “Rizona”, e cila gjendet në fshatin Dejnë dhe qendrën tregtare “QTX”.

“U informova me nevojat dhe kërkesat e këtij biznesi kurse unë i njoftova me programin tim ekonomik, që ka në fokus biznese si ky që përveq se punësojnë njerëz, nxisin edhe të tjerët që të punojnë në bujqësi!”-ka shkruar Smajl Latifi në facebook.

Ndërsa, derisa ka qëndruar në qendrën tregtare “QTX” ka treguar se I ka rënë në sy se si QTX po i jep përparësi të madhe produkteve vendore.

Po ashtu, Latifi në këto vizita ka njoftuar me programin për ekonomi dhe lehtësirat që do të krijojmë për bizneset!

Hapsirë e sponzorizuar nga AAK-Dega në Rahovec

About Dorentina Thaqi

Check Also

Smajl Latifi takon tregtarët në Rahovec

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *