Home / Kronikë Zgjedhore / Së shpejti funksionalizohet reparti i Dializës në Rahovec

Së shpejti funksionalizohet reparti i Dializës në Rahovec

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Rahovecit Prof.Dr Idriz Vehapi ka vizituar Repartin e Dializës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, ku edhe ka treguar se ky repart shumë shpejt do të funksionalizohet.

Ky është postimi i plotë i Idriz Vehapit:

“Me drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, z. Afrim Avdaj dhe mjekët z. Rexhep Hapçiu dhe z. Ali Hoti, vizituam sot Repartin e Dializës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Ky repart do të funksionalizohet shumë shpejt dhe për këtë u siguruam edhe nga udhëheqësit e Spitalit të Prizrenit, në kuadër të të cilit edhe do të funksionojë.
Reparti i Dializës do të lehtësojë jetën e të gjithë qytetarëve të Komunës sonë, që kanë nevojë për këtë shërbim mjekësor, i cili është jetik për ta.
Do të vazhdojmë të zgjerojmë mundësitë në shëndetësi edhe me shërbime tjera, në mënyrë që qytetarët tanë t’i kenë sa më afër të gjitha shërbimet mjekësore primare.”

 

Hapsirë e sponzorizuar nga PDK-Dega në Rahovec

About Dorentina Thaqi

Check Also

Smajl Latifi takon tregtarët në Rahovec

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *