Home / Kronikë Zgjedhore / Mikpritje e veçantë për Ibrahim Kryeziun

Mikpritje e veçantë për Ibrahim Kryeziun

 

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e LDK-së Ibrahim Kryziu ka vizituar disa familje në fshatin Krushë e Madhe, ku u prit në mënyrë shumë të veçantë.

Kryeziu ka qëndruar në odën e Skender Krasniqit dhe Qerim Rexhepi, ku ishte i shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së Prof.Dr. Avdullah Hoti.

“Biseduam për nevojat që ka ky fshat dhe mënyrat për t’i zgjidhur problemet.Me fitoren e LDK’së në Rahovec, do na prijë e mbara në të gjithë komunën tonë.”-ka shkruar Ibrahim Kryeziu në faqene e tij zyrtare në facebook.

Po ashtu, kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit ka treguar se është ndier shumë i nderuar kur ka parë flamurin e Dardanisë dhe LDK’së në këtë odë.

Hapsirë e sponzorizuar nga LDK-Dega në Rahovec

About Dorentina Thaqi

Check Also

Smajl Latifi takon tregtarët në Rahovec

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *