Home / Kronikë Zgjedhore / Kryeziu: Do të punojmë në krijimin e një festivali të ri në Rahovec

Kryeziu: Do të punojmë në krijimin e një festivali të ri në Rahovec

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e LDK-së Ibrahim Kryeziu ka vizituar OJQ, artistë, klube sportive, ku edhe tregoi se do të të punojnë në krijimin e një festivali të ri të muzikës së mirëfillt popullore në qytetin e Rahovecit.

“Sot u takova me OJQ, artistë, klube sportive, njerëz të vullnetit të mirë, të cilët me vullnet të pashoq po e mbajnë gjallë jetën kulturore e sportive në vendin tonë.

Ne do t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë këtij departamenti duke i ngritur subvencionet në mënyrë që të t’i ndihmojmë më tepër dhe do të bëjmë një trekëndësh të bashkëpunimit mes komunës, bizneseve si dhe OJQ’ve.

Ne do t’i përkrahim më tepër festivalet si dhe do të punojmë më tepër në pasurimin e tyre me programe te reja dhe ide te reja.

Festivalet si ‘Hardh Fest’, festivali i folklorit ‘Anadrinia Jehon’, muzikës klasike ‘Do re mi, Unë dhe ti’, Agrofesta, do të kenë përkrahje më të madhe si dhe do të punojmë në krijimin e një festivali të ri të muzikës së mirëfillt popullore në qytetin e Rahovecit.

Do të investojmë në infrastruktur sportive për klubet e reja në fshatra si dhe do të gjejmë një lokacion në qytetin e Rahovecit për një kompleks sportiv ku do të perfshihet edhe stadiumi me standarde për ndeshje ndërkombetare si dhe me fusha ndihmëse duke kërkuar edhe donacione për këtë projekt gjigant.

#LidhjaPërRahovecin”-ka shkruar Ibrahim Kryeziu në faqen e tij zyrtare.

 

Hapsirë e sponzorizuar nga LDK-Dega në Rahovec

About Dorentina Thaqi

Check Also

Smajl Latifi takon tregtarët në Rahovec

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *