Home / Komuna jonë / 15 tetori – Dita botërore e shkopit të bardhë – simbol i personave të verbër

15 tetori – Dita botërore e shkopit të bardhë – simbol i personave të verbër

15 tetori – Dita botërore e shkopit të bardhë – simbol i personave të verbër
15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre.

Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.

Problematika të tilla si aksesi në informim, arsimi i integruar, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulurore e sportive, krijimi i kushteve për lëvizjen autonome të personave të verbër në rrugë e kudo, janë ende të brishta në shoqërinë tonë.

Edhe në Rahovec Shoqata e të Verbërve me 18.10.2017 organizon një aktivitet me rastin e shënimit të “Javës Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë”.

Me këtë rast në emisionin Mirdita nga Rahoveci të Premtën nga Ora 12:00 e ftuar në studio do të jetë Xhylferie Bytyqi Kryetare e shoqatës së të verbërve me të cilën do të flasim për shënimin e “Javës Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë”

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *