Home / Kronikë Zgjedhore / Mustafa: Rahoveci do të qeveriset më mirë

Mustafa: Rahoveci do të qeveriset më mirë

Drejtues të LDK-së në Rahovec, deklaruan se vetëm me këtë parti, kjo komunë do të qeveriset mirë.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, duke i cilësuar rahovecianët si njerëz të vyeshëm e punëtorë, tha se kjo komunë meriton të drejtohet nga Ibrahim Kryeziu, kandidat i kësaj partie për kryetar komune.

Rahoveci ka nevojë për LDK-në që t’ia kthejë zhvillimin. Kështu tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, në tubimin elektoral në këtë qytet.

Ai premtoi se me ardhjen e LDK-së në pushtet, Rahoveci do të qeveriset më mirë, ngase është vend me njerëz punëtorë.

“Programi mundëson zhvillimin e agroindustrisë. Ju jeni njerëz punëtorë dhe të vyeshëm dhe meritoni që të qeveriseni nga Ibrahim Kryeziu”, tha Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Ibrahim Kryeziu tha se Rahoveci kësaj radhe e ka ndarë mendjen për fitoren e LDK.

“Rahoveci duhet ta filloj zhvillimin duhet, këto katër vite ofrojmë zonën industriale për zhvillim do të formoj një fond për zhvillim të bizneseve, tha Ibrahim Kryeziu, kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit.

LDK ka prezantuar kandidatët për Kuvendin e Komunës së Rahovecit./RTKLIVE

 

Hapsirë e sponzorizuar nga LDK-Dega në Rahovec

About admin

Check Also

Smajl Latifi takon tregtarët në Rahovec

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *