Home / Komuna jonë / Intervistë me Burim Lezin-Zyrtar i Lartë Komunal Zgjedhor

Intervistë me Burim Lezin-Zyrtar i Lartë Komunal Zgjedhor

Në një intervistë pë Radio Aktiv Zyrtari i Lartë Komunal Zgjedhor Burim Lezi tha se KQZ është e përgaditur për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndër të tjera ai tregoi edhe për ecurin e fushatës parazgjedhore.

Më poshtë mund ta lexoni edhe intervistën e plotë:

Radio Aktiv: Si po shkon fushata parazgjedhore?

Lezi: Komisioni Komunal për Zgjedhje i ka bërë  të gjitha përgaditjet, kshtu që procesi zgjedhor po shkon mirë fushata zgjedhore po shkon sipas parametrave që i sheh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kemi problem të gjitha subjektet politike i kanë dorzuar  të gjitha kerkesat e tyre per fushat kshtu që probleme skemi.

 

Radio Aktiv: Sa po e respektojnë partitë politike orarin e paralajmruar?

Lezi: Komisioni Komunal zakonisht i vëzhgon gjatë fushatës zgjedhore, ka obligim ligjor kshtu që partit politike deri në moment që po flas të gjitha i kanë respektuar afatet ligjore të parapara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me kërkesën e tyre për fushat.

 

Radio Aktiv: A ka ndodhur ndonjë incident gjatë kësaj kohe që është raportuar?

Lezi: Për momentin Komisioni komunal i zgjedhjeve nuk ka informata, fushata po shkon qetë, mire, në rregull kshtu që skemi asgjë problem.

 

Radio Aktiv: Në disa fshatra shihen disa postier të dëmtuar, a jeni të informuar për këto?

Lezi: Mbrenda suazave të ligjit që jemi të informum Komisioni komunal nuk ka informata për postier të dëmtuar.

 

Radio Aktiv: Sa është bashkpunimi juaj me partite politike , në kuptimin që fushata të shkojë në rregull?

Lezi: Komisioni Komunal i Zgjedhjeve përbëhet nga të gjitha subjektet jemi te qertifikuara nga Parlamenti i Kosovës, Komisioni Komunal ka bashkpunim me të gjitha subjektet politike kshtu që dmth nuk kemi problem nga periudha e Komsionit të Zgjedhjeve.

 

Radio Aktiv: Sa jeni të përgaditur ju për ditën e zgjedhjeve?

Lezi: Komisioni Komunal i Zgjedhjeve çdo herë është i përgaditur me parametrat, kshtu që ne jemi gati me 22 tetor.

 

Radio Aktiv: Listat me emrat e votuesve a janë gati?

Lezi: Listat e votuesve zakonisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkupunim  me Ministrin e Punëve të Mbrendshme  e përpilon listen, kshtu po presim dmth listat janë të gjitha gati kanë dalur listat preleminare kshtu që për  në ditën e zgjedhjeve janë gati.

 

Radio Aktiv: A mendoni se votuesit janë mjaftueshëm të informuar dhe të vetëdijesuar me mënyrën se si votohet, pasi që në ditën e votimit hasim në shumë fletvotime të pavlefshme?

Lezi: Kurre nuk është shum dmth qdo her duhemi me bo si Komsioin i Zgjedhjeve, me ato mekanizma që ne  i kemi, me mundësit e tona kemi bo qe me i informu qytetarët me shpresë që në të ardhmen të jenë plotësisht të informuar për menyrën se si votohet.

 

Radio Aktiv: Sa qendra të votimin janë në Komunën e Rahovecit?

Lezi: Komuna e Rahovecit i ka 35 qendra të votimit.

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *