Home / Kronikë Zgjedhore / Idriz Vehapi viziton ndërmarrjen FrigoStar

Idriz Vehapi viziton ndërmarrjen FrigoStar

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Rahovec Prof.Dr. Idriz Vehapi gjatë ditës së sotme ka vizituar ndërmarrjen FrigoStar me pronar Sinan Ejupin, ka bërë të ditur vetë kryetari i Rahovecit  në facebook.

“Vizitova Ndërmarrjen FrigoStar me pronarin Sinan Ejupi, me ç’rast biseduam për të arriturat e kësaj kompanie që janë të shumta.

Me prodhimet e veta (teknologji të klimatizimit), kjo kompani është bërë një emër i veçantë në tregun kosovar, prandaj me kënaqësi e mora lajmin se po planifikon të zgjerohet.

Biznese të tilla, ndihmojnë edhe në rritjen e punësimit, prandaj i premtova pronarit Ejupi se do të jem i gatshëm në çdo kohë për të ndihmuar kompaninë e tij dhe të gjitha bizneset tjera, apo qytetarët që kanë ide dhe vullnet për të ngritur biznese.”-ky është postimi I plotë I kandidatit pѱr kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e PDK-së.

 

Hapsirë e sponzorizuar nga PDK-Dega në Rahovec

 

About admin

Check Also

Tubimi përmbyllës i AAK-së

Nesër në ora 16:15 në shtëpin e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec AAK përmbyll fushatën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *