Home / Komuna jonë / Fillon projekti “Sanimi i gjendjes së pyjeve” në Komunën e Rahovecit

Fillon projekti “Sanimi i gjendjes së pyjeve” në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit ka filluar projekti për “Sanimin e gjendjes së pyjeve”.

Projekti i përbashkët në mes të Komunës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar në bjeshkët e Komunës së Rahovecit për rrallimin paratregtar “Sanimi i gjendjes së pyjeve” .

“Fillimin e punimeve në projektin ”Sanimi i gjendjes së pyjeve” që realizohet në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga afër e ka parë Jeton Kryeziu, shef i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, i cili thotë se ky projekt do të zgjasë dy muaj dhe qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i trungjeve me trashësi mbi 10 cm dhe rrallimi i tyre.”-thuhet në një njoftim nga Komuna e Rahovecit për Radio Aktiv.

Për këtë projekt janë punësuar pesëmbëdhjetë puntorë dhe dy  puntorë vëzhgues, të punsuarit janë të fshatrave Senoc, Pastasellë dhe Kazmik.

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *