Home / Komuna jonë / Përurohet laboratori modern i teknologjisë së ushqimit dhe i kimisë në ShMLP “Selajdin Mullaabazi-Mici”

Përurohet laboratori modern i teknologjisë së ushqimit dhe i kimisë në ShMLP “Selajdin Mullaabazi-Mici”

Gjatë ditës së sotme është përuruar laboratori modern i teknologjisë së ushqimit dhe i kimisë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Selajdin Mullaabazi-Mici” në qytetin e Rahovecit.

Ky projekt u realizua përmes donacionit të fituar nga Bashkimi Europian-Qeveria e Austrisë, mbështetur edhe nga Komuna e Rahovecit dhe që është realizuar përmes projektit “ALLDE”, projekt ky i cili  ka kushtuar mbi 100 mijë euro

ShMLP “Selajdin Mullaabazi-Mici” e cila nga sot ka këtë pajisje është e vetmja shkollë në Kosovë që posedon laboratorin për testimin e prodhimit të verës.

Të pranishëm në përurimin e laboratorëve ishin Kryetar i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, përfaqësues i projektit “ALLED”Adi Kovaqeviq, drejtori i shkollës Ali Hoxha dhe profesor të kësaj shkolle.

 

About admin

Check Also

4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *