Home / Komuna jonë / HardhFest krijon fond humanitar “Ismajl Haxhijaha”

HardhFest krijon fond humanitar “Ismajl Haxhijaha”

Krijohet fondi humanitar “Ismajl Haxhijaha” nga organizata Joqeveritare HardhFest, i cili është dedikim për familjen e të ndjerit.

“Pas vdekjes së befasishme të Ismajlit, Bordi i Drejtorëve të Organizatës HardhFest ka vendos të formoj Fondin Humanitar “Ismajl Haxhijaha” dhe ky fond do të jetë i përhershëm.”-thuhet në komunikatën pë media nga Bordi i HardhFest.

Bordi i Drejtorëve të HardhFest si aktivitet të parë humanitar, ka vendosur që pikturat e Art Sympsyum, të realizuara në kuadër të edicionit të XVI të festivalit “Hardh Fest”, do të organizohet ankand për shitjen e tyre ku  të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre veprave artistike do të derdhen në Fondin Humanitar HardhFest “Ismajl Haxhijaha”,të cilat  do t`i dedikohet familjes së Ismajl Haxhijaha.

Ismajl Haxhijaha, ishte banor i Rahovecit si dhe ishte njëri nga kontribuesit e parë të Këshillit Iniciues për ri brendimin e festës së Vjeljes së Rrushit në Rahovec, në vitin 2012.

Gjithashtu Haxhijaha, ishte edhe perkrahës dhe sponsorisues i shumë aktiviteteve të Hardh Festit, që nga ribrendimi kanë bërë të ditur pjestarët e Bordit të Drejtorëve të organiizatës HardhFest.

About admin

Check Also

Nis gjobitja e personave që hedhin mbeturina aty ku është e ndaluar.

Që nga data 21 maj 2018, drejtoria për  Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *