Home / Kronikë Zgjedhore / Idriz Vehapi hap fushatën në Drenoc

Idriz Vehapi hap fushatën në Drenoc

Para një numri të madh të simpatizantëve të PDK-së, në fshatin Drenoc kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka shpalosur programin e tij për udhëheqjen edhe për një mandat katër vjeçar.

Programi u prit mjaft mirë nga të pranishmit në këtë tubim dhe premtuan se vota e tyre në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit, do të shkoj tek numri 94 dhe kandidatët e PDK-së për asamble komunale të Rahovecit.

Ndër të tjera kryetari aktual i Rahovec tha që mandati i ardhshëm do ta mbyllë infrastrukturën urgjende në qdo vend të Komunës së Rahovecit.

Po ashtu, kandidati për kryetar të Rahovecit u premtoi banorëve të fshatit Drenoc se së shpejti do të sjellin ujin e pijës në këtë fshat, si dhe u premtoi që mandatin e ardhshëm do të rregulloj ndriqimin publik dhe  ndërtimin e trotuareve.

Mbështetje të madhe kandidatit për kryetar të Rahovecit  nga radhët e PDK-së i dhanë edhe nga struktura e partiës ku mbajtën nga fjalim deputetët e Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe Andin Hoti.

Hapsirë e sponzorizuar nga PDK-Dega në Rahovec

About admin

Check Also

Tubimi përmbyllës i AAK-së

Nesër në ora 16:15 në shtëpin e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec AAK përmbyll fushatën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *