Home / Kronikë Zgjedhore / Vehapi: Punoj drejtë dhe hapur

Vehapi: Punoj drejtë dhe hapur

Kryetari aktual i Rahovecit, njëherësh kandidat i PDK-së për edhe një mandat në krye të komunës, Idriz Vehapi,është shprehur për banorët e fshatrave të komunës së Rahovecit se punoj drejtë dhe hapur.

Fushata elektorale e Partisë Demokratike të Kosovës-Dega në Rahovec vazhdoi në fshatin Gegje dhe Malësi e Vogël. Kandidati për kryetar të Rahovecit nga PDK Idriz Vehapi shpalosi planprogramin për mandatin e ardhshëm.

“Programin zgjedhor e prezantuam sot para banorëve të Malësisë së Vogël dhe Gexhes, fshatëra këto që kanë vendosur të na mbështesin fort drejt një mandati të dytë, sepse ne e kemi programin më të mirë për infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë e sport.

Faleminderit për përkrahjen! Do të punojmë bashkë për ta zhvilluar vendin tonë!”- u shpreh kandidati për kryetar të Rahovecit.

Po ashtu, kryetari aktual i Rahovecit dhe kandidati për kryetar të Rahovecit tregoi edhe për të arriturat e tij gjatë këtij mandati.

 

 

Hapsirë e sponzorizuar nga PDK-Dega Rahovec

About admin

Check Also

Tubimi përmbyllës i AAK-së

Nesër në ora 16:15 në shtëpin e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec AAK përmbyll fushatën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *