Home / Lajme / Dogana konfiskon aparate për lojërat e fatit me vlerë 15 mijë euro

Dogana konfiskon aparate për lojërat e fatit me vlerë 15 mijë euro

Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimin e informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me lojëra të fatit pa licencë, në Prishtinë respektivisht në lagjen “Dardania” (te Santeja). Aksioni ka filluar nga ora 20:00 dhe ka qenë i fokusuar në lokalet që janë identifikuar me herët si të dyshuara që operojnë ilegalisht me lojëra të fatit.

Janë kontrolluar 5 lokale të identifikuara dhe të dyshuara për veprimtari të palicencuar të lojërave të fatit, në këtë rast janë konfiskuar mallra si vijon:

  1. Lokal 1 pa mbishkrim janë gjetur 2 aparate për lojëra fati dhe 3 shtëpiza për lojëra Keno, Lucky Balls dhe Racing Dogs të palicencuara.
  2. Lokal 2 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur në 3 aparate për lojëra fati të palicencuara.
  3. Lokal 3 pa mbishkrim ka qenë i mbyllur, mirëpo është vërejtur se kishte persona në brendi, është hapur me ndihmën e Policisë dhe janë gjetur 2 aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs.
  4. Lokal 4 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur në 3 aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs te palicencuara.
  5. Lokal 5 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur në 2 shtëpiza për lojëra Racing Dogs dhe Keno të palicencuara.

Gjithsej janë konfiskuar 10 aparate të palicencuara dhe 9 shtëpiza për lojëra Keno, Racing Dogs, Lucky Balls në vlerë të përgjithshme prej 15.200,00.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe të ndërtojmë shtetin tonë./GazetaExpress

About admin

Check Also

4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *