Home / Lajme / Ndizen qirinj për Aulon Zekën

Ndizen qirinj për Aulon Zekën

Sonte në orën 20:00 në sheshin Skënderbeu do të ndizen qirinjë për nder të Aulon Zekës, 16-vjeçari i cili u gjet i vrarë dy ditë më parë në kryeqytet, njofton Klan Kosova.

“Qytetar të nderuar, ju që bashkë ndjeni dhe dënoni dhunën dhe vrasjet, ejani sonte, që së bashku të ngrisim zërin kundër fenomeneve të tilla. Solidarizimi ndaj vdekjes së Aulonit ende të mitur, le të jetë kërkesë për dënim për të papërgjegjshmit dhe mizorët.

Auloni le të jetë i fundit ai që merr dhimbjen e një shoqërie të pavëmendshme, e një sistemi të dobët të drejtësisë, një pasigurie të vërejtshme dhe të një shteti jo funksional.

Solidarizohuni me humbjen e të një pafajshmi sot, për të mos u përsëritur dhe nesër!”, thuhet në ftesën e organizatorëve.

Aulon Zeka u gjet i vrarë ditën e së shtunës, në orët e para të mëngjesit në afërsi të shkollës “Model”, në lagjen Arbëria, për arsye ende të panjohura./Klan Kosova

About admin

Check Also

4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *