Home / Magazina / Grupi “Offchestra” me album të ri

Grupi “Offchestra” me album të ri

Grupi Offchestra  ka treguar për Radio Aktiv se janë në përgatitje për albumin e tyre. Vokalisti i grupit Sezgin Curi, tha se deri në fund të vitit ky album do të jetë i finalizuar.

“Emri i albumit me siguri do të jetë Offchestra, si dhe në albumin e grupit do të  përfshihen rreth 10 këngë  ku të gjitha janë këngë origjinale, por do të ketë edhe bashkpunime, me MC Kreshën dhe Onat”-u shpreh Curi.

Po ashtu, vokalisti i grupit tregoi se në këtë album kanë inqizuar më shumë se 20 veta si dhe kanë  punuar në 4 studio për inqizime.

“Mix dhe master do të bëhet në Angli dhe për këtë po punojnë 3 producent anglez”-tha Sezgin Curi.

Së fundi, grupi Offchestra performuan në festivalin Hardh Fest 2017 që mbahet në Rahovec.

About admin

Check Also

Era Istrefi lanson këngën e re

Era Istrefi ka sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur në rrafshin ndërkombëtar. “No I …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *