Home / Lajme / ATK mbyll biznese të pa fiskalizuara

ATK mbyll biznese të pa fiskalizuara

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në planit operativ ka vazhduar me aktivitet operative te bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluar në teren, zyrtaret tatimor ka vërtetuar se një numër i tatimpaguesve, pavarësisht nga ftesa përmes njoftimeve publike, si dhe nga vizitat e zhvilluar për instalimin e pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin e tyre në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin, ka konstatuar se një numër i vogël i bizneseve po rezistojnë pajisjen me arka fiskale.

Sipas një komunikate të ATK-së, departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fisalizimin final.

ATK thotë se është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve shtesë, me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit te tyre./KosovaPress/

About admin

Check Also

4 vite kaluan, ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *