Home / Magazina / “T’padashtun” propozimi i Kosovës për Oscars

“T’padashtun” propozimi i Kosovës për Oscars

Filmi ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli i cili pati premierën në Karlovy Vary, është përzgjedhur filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

Ky film është me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.
Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

‘T’padashtun’ është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez, thuhet në një postim në faqen e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës.

 

About Dorentina Thaqi

Check Also

Elita Rudi me “zemër të zezë” (Foto)

Elita Rudi gjithmonë arrin të na befasojë me foto të cilat na servon përmes rrjeteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *