Home / Lajme / Takimi Kosovë-Shqipëri-Serbi në Nish, Ministri serb paralajmëron Ramush Haradinajn

Takimi Kosovë-Shqipëri-Serbi në Nish, Ministri serb paralajmëron Ramush Haradinajn

Policia do të veprojë sipas urdhrave të Prokurorisë lidhur me personat që gjenden në fletë arreste. Kështu ka deklaruar sot ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq duke u përgjigjur në pyetjen se a do të arrestohet Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish (Serbi)

“MPB vepron sipas urdhrit të Prokurorisë në rastet kur të akuzuarit gjenden në fletë arreste. Polica do të veprojë ashtu ”, citon “kurir” i Beogradit të ketë thënë Stefanoviq.

Të martën medie të Beogradit kanë njoftuar se një takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish brenda dy ose tre muajve.
Serbia Ramush Haradinajn e akuzon për krim lufte./GazetaExpress

About admin

Check Also

Parkimi në vende jo-adekuate.

Këshilli i prindërve të Shkollës Fillore “Isa Boletini” ka adresuar problemin e trotuarit, ku nxënësit  e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *