Home / Sport / Parisi dhe Los Anxhelosi organizojnë olimpiadat e viteve 2024 dhe 2028

Parisi dhe Los Anxhelosi organizojnë olimpiadat e viteve 2024 dhe 2028

Janë mësuar dy qytetet organizatore të olimpiadave për vitet e lartpërmendura.

Tash është zyrtare. Parisi do të organizojë për herë të tretë në histori Lojërat Olimpike. Pas olimpiadave të 1900 dhe 1924-ës, kryeqyteti francez do të presë sportistët më të mirë të botës në ngjarjen më të rëndësishëm të sportit në vitin 2024.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtare ka vendosur gjithashtu zyrtarisht që lojërat olimpike të 2028-ës të organizohen në Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe për kryeqytetin e Kalifornisë do të jetë hera e tretë që mirëpret Olimpiadën, pas edicioneve të viteve 1932 dhe 1984.

Sipas marrëveshjes me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, secili qytet do të përfitojë një kontribut prej 1.7 miliardë dollarësh, por Los Anxhelosi do të marrë një bonus plus prej 500 milionësh meqë pranoi organizimin e Olimpiadës së 2028-ës./Gazeta Tribuna

About Dorentina Thaqi

Check Also

KF Rahovci – Ramiz Sadiku

Sot në ora 16:00 në stadiumin e Rahovecit do të  luajnë KF  Rahoveci- Ramiz Sadiku, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *