Home / Komuna jonë / Legjenda e rokut arrin në Kosovë, thotë se mezi po pret të performoj në Rahovec

Legjenda e rokut arrin në Kosovë, thotë se mezi po pret të performoj në Rahovec

Ka arritur  në Kosovë, legjenda e rokut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Turner do të performoj sonte në koncertin e festës së vjeljes së rrushit ‘Hardh Fest 2017 ’ në Rahovec ndërkohë që me të arritur në Kosovë tha se ka dëgjuar edhe më parë për Kosovën pasi kishte qenë disa herë në Shqipëri, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se para se të vinte në Kosovë ka hulumtuar në lidhje me këtë vend.

“Kam bërë disa hulumtime, jam njoftuar me festivalin dhe masën e njerëzve që e vizitojnë festivalin. Mezi po pres që sonte të performoj në Konak në Rahovec”, ka thënë Lynn Turner.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të jenë sonte prezent në këtë koncert duke premtuar se do të ndez atmosferën në maksimum./arbresh.info/

 

About Dorentina Thaqi

Check Also

Fillon kubëzimi i rrugëve në fshatin Reti e Poshtme

Në fshatin Reti e Poshtme të Komunë së Rahvecit kanë filluar punimet për kubëzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *