Home / Komuna jonë / Festivali “Hardh Fest 2017” në Rahovec

Festivali “Hardh Fest 2017” në Rahovec

Me datë 07.09.2017 filloi edicioni i 16-të i festivalit Hardh Fest 2017 që mbahet në qytetin e Rahovecit.Hapjen zyrtare  të këtij festivali e bëri Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi.

“Shënuam fillimin e vjeljes së rrushit, e festa ka filluar në Rahovec me mysafirë nga e gjithë Kosova dhe vende të tjera.

Sot hapëm edhe Panairin e verës dhe rakisë, shpallëm vreshtarët dhe verëtarët më të mirë, po jehon muzika moderne, e edhe ajo tradicionale rreth sofrës…

Rahoveci ju pret edhe në tri ditët e ardhshme në “HardhFest 2017”, që të gëzojmë së bashku me rrush e verë për të mirat që na i sjellë toka jonë e bekuar dhe vreshtarët tanë të palodhshëm!”- u shpreh Idriz Vehapi në hapjen e këtij festivali.

Në hapjen e Hardh Fest 2017 kryetari i Komunës së Rahovecit  shpërndau  edhe mirnjohje për vreshtarët më te mirë, përfaqësuesin më të mirë të rrushit  edhe fermerëve  më të mirë.

Nikoqire e këtij festivali ishte Diellza Jaha e cila falenderoi të pranishmit që ishin aty.

Në hapjen e këtij festivali munguan përfaqësuesit e  institucioneve qëndrore.

Në një intervistë për Radio Aktiv Idriz Vehapi tregoi se e meta e këtij festivali këtë vitë është mungesa e institucioneve qëndrore, për shkak të agjendës të cilën e kanë pasur pikërisht në kohën kur ata është dashur të jenë në Rahovec sepse kanë pasur obligime të tjera, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në ditën e dytë të këtij festivali me datën 08.09.2017 erdhi  në vizitë deputeti i Kuvendit të Kosovës Albin Kurti i  cili përgëzoi organizatorët për këtë organizim të madh që kanë bërë, Kurti po ashtu u shpreh se  vera dhe rakia e Rahovecit mund të përfaqësojnë Kosovën në botë me kualitetin e lartë, por se duhet ende punë e madhe për tu bërë në këtë drejtim.

Interesimi i njerëzve ishte edhe më i madh në mbrëmje, pasi që priteshin performancat e bendeve të njohura të muzikës rock.

Në ditën e dytë të festivali Hardh Fest 2017 performuan bende të ndryshme duke filluar me Familjen Shtavica, Offchestra dhe Grupi 403.Po ashtu performuan edhe Dj të ndryshëm, si DJ Mickey, New.

Në një intervistë për Radio Aktiv vokalisti i  bendit Offchestra falenderoi organizatorët për ftesën dhe se janë shumë të kënaqur me organizimin e festivalit Hardh Fest 2017.Si dhe vlerësoj festivalin me një notë mjaft të lartë sa që mund të krahasohet me festivale botërore.

Ndërsa, në natën e tretë të këtij festivali me datë  09.09.2017 do të perfomojë legejnda botërore Joe Lynn Turner.

About Dorentina Thaqi

Check Also

Përfundon ndeshja e xhiros së 7-të të Kampionatit të Kosovës në Futboll

Përfundon ndeshja e xhiros së 7-të të Kampionatit të Kosovës në Futboll Ka përfunduar ndeshja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *