Home / Komuna jonë / Të shtunën fillojnë stërvitjet e KB Rahoveci

Të shtunën fillojnë stërvitjet e KB Rahoveci

Bordi i KB Rahoveci të hënën ka finalizuar gjitha përgatitjet për stinorin e ri, duke kompletuar skuadrën, ndërsa ka vendosur që stërvitjet për sezonin e ri të fillojnë të shtunën.

Stërvitjet përsëri do të mbahen në sallën e shkollës “Selajdin Mullabazi”-Mici dhe ato do të udhëhiqen nga trajneri i sapo emëruar Mark Rodiqi së bashku me zëvendësin e tij Ibrahim Hoxha.

Po ashtu,  stërvitjet pritet t’i fillojnë edhe grup moshat e reja U12, U14, U16 dhe U18 skuadra që do të drejtohen nga trajnerët Admir Mullabazi e Afrim Deliu.

Bordi gjithashtu falënderoj të gjithë vullnetarët por edhe individ e drejtues të kompanive që janë ofruar për ta ndihmuar klubin në mënyrë që të mbahet gjallë shpresa për zhvillimin e basketbollit në Rahovec, thuhet në faqen zyrtare të KB Rahoveci.

About Dorentina Thaqi

Check Also

Fillon kubëzimi i rrugëve në fshatin Reti e Poshtme

Në fshatin Reti e Poshtme të Komunë së Rahvecit kanë filluar punimet për kubëzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *