Home / Lajme / Rreth 28 mijë nxënës do të ulën për herë të parë në bankat shkollore

Rreth 28 mijë nxënës do të ulën për herë të parë në bankat shkollore

Sot fillon viti i ri shkollor

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot u përfundon pushimi veror. Prej sot fillon viti i ri shkollor 2017/2018.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës njofton se të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.

Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.

Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura./21Media

About Dorentina Thaqi

Check Also

Sot mblidhet Qeveria

Sot në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Gjatë kësaj mbledhjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *