Home / Komuna jonë / Filloi “Festivali Ndërkombëtar i Poezisë”

Filloi “Festivali Ndërkombëtar i Poezisë”

Sot filloi edicioni i tretë i “Festivalit ndërkombëtar të Poezisë” në Rahovec.

Gjatë hapjes së këtij festivali mbajti fjalim përshëndetës drejtori i festivalit Fahredin Shehu dhe kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi.
Ata falenderuan të gjithë organizatorët dhe pjesmarrësit që merrnin  pjesë në këtë festival.

E veqanta e hapjes së këtij festivali ishte surpriza e organizatorit të festivalit Fahredin Shehu drejtuar poetit nga SHBA-ja William S. Peters, që kishte bërë përkthimin e librit të poetit nga SHBA-ja “Kosovë e dashur…Ëndrrat e Rahovecit” në gjuhën shqipe.

Poeti William S.Peters falenderoi Fahredin Shehun për këtë surpriz dhe tha se ishte i bekuar që ishte këtu për herë të dytë.

Promovimi i librit ” Kosovë e dashur…Ëndrrat e Rahovecit” nga William S. Peter bëhet me datë 05.09.2017 në ora 10:30 në sallën e shkollës profesionale në Rahovec.

About Dorentina Thaqi

Check Also

Fillon kubëzimi i rrugëve në fshatin Reti e Poshtme

Në fshatin Reti e Poshtme të Komunë së Rahvecit kanë filluar punimet për kubëzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *