Home / Komuna jonë / Kandidatët potencial për kryetar të Rahovecit mesazhe urimi për Bajram

Kandidatët potencial për kryetar të Rahovecit mesazhe urimi për Bajram

Kandidatët potencial për kryetar të Komunës së Rahovecit të përzgjedhur  nga subjektet politike uruan qytetarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit.

“Të nderuar bashkëqytetarë të besimit islam,

Nesër është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë kudo në botë. Kurban Bajrami është festa, e cila na udhëzon drejt vlerave njerëzore dhe bartë në vete edhe porosinë për bamirësi.

Në këtë ditë feste e gëzimi, uroj të keni shëndet e mirëqenie në familjet tuaja dhe të kujdeseni edhe për sofrat e atyre që kanë më pak mundësi dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë. Kështu e përmbushim misionin hyjnor të Kurban Bajramit dhe tregojmë përkushtimin ndaj Zotit!”- thuhet në urimin e Idriz Vehapit kandidat nga PDK, si dhe kryetar aktual i Komunës së Rahovecit.

“Të dashur bashkëvendas, shqiptarë ku do që jeni,

Dita të cilën sot po e kalojmë me familjet tona dhe me të afërmit tanë, mes miqsh dhe njerëzve më të dashur, shënon gjithë atë që shqiptarët kanë kultivuar me shekuj me afërsinë, devotshmërinë dhe sakrificën për njëri-tjetrin.

Kjo ditë është simbol i solidaritetit. Ku ka më mirë se sa në këtë ditë të zgjasim dorën e të ndihmojmë nevojtarët dhe të urojmë për ditë më të mira për vendin tonë.

Me këtë rast, unë dhe familja ime e dashur urojmë që këtë ditë ta kaloni me harmoni, dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Të largojmë hidhërimet dhe të afrohemi sa më shumë me njërit-tjetrin, të punojmë së bashku, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të angazhohemi që gjithë shoqëria jonë të gëzoj vendin e merituar.

Gëzuar dhe me fat Kurban Bajrami!”-shkruan në urim Visar Korenica i përzgjedhur nga Lëvizja  Vetëvendosje;

“Qytetarëve të Rahovecit dhe të gjithë shqiptarëve të besimit islam ju uroj Bajramin e Vogël, me besim se paqja e solidariteti do të mbizotërojë mendimet dhe veprimet e tyre në çdo minut të jetës! Mesazhi që përcjell kjo festë le të depërtojë në shpirtin e çdo besimtari, në ndjenjat e tyre dhe që mirësia të jetë motiv i tyre jetësor!”-shkruan Smajl Latifi kandidat nga  AAK;

“Urime festën e Kurban Bajramit.

Të gjithë Shqiptarëve, besimtarë të Fesë Islame, ju uroj ketë ditë të bekuar, me dëshirën, që në ketë ditë feste të keni, shëndet, lumturi, begati dhe dashuri në familjet tuaja. Uroj që kjo festë madhërishme në sofrat e tuaja të sjell të gjitha të mirat. Zoti i bekoftë të gjithë besimtarët e devotshëm. Urime për jetë e mot.”- shkruan Ibrahim Kryeziu kandidat i përzgjedhur nga LDK.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me datë 22.10.2017 në të gjitha Komunat e Kosovës.

 

About Dorentina Thaqi

Check Also

Fillon kubëzimi i rrugëve në fshatin Reti e Poshtme

Në fshatin Reti e Poshtme të Komunë së Rahvecit kanë filluar punimet për kubëzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *