Home / Sport / Zyrtare: Oxlade-Chamberlain, lojtar i Liverpoolit

Zyrtare: Oxlade-Chamberlain, lojtar i Liverpoolit

Liverpooli e ka kompletuar transferimin e Alex Oxlade-Chamberlain nga Arsenali.

24-vjeçari, i cili refuzoi kalimin te Chelsea përkundër se ishte arritur marrëveshja ndërmjet klubeve, vendosi të kalonte te Redsat.

Liverpooli do të paguajë 35 milionë funte (38 milionë euro) për shërbimet e 24 vjeçarit.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Liveropoolin dhe do të përfitojë 120.000 funte në javë.

Arsenali i kishte ofruar 180.000 funte në javë për të nënshkruar kontratë të re, mirëpo kishte refuzuar të rinovojë.

Gjatë kohës së tij te Topçinjtë (nga gushti i vitit 2011), Oxlade-Chamberlain ka regjistruar 198 paraqitje dhe i ka shënuar 20 gola. /Telegrafi/

About Dorentina Thaqi

Check Also

Përfundon ndeshja e xhiros së 7-të të Kampionatit të Kosovës në Futboll

Përfundon ndeshja e xhiros së 7-të të Kampionatit të Kosovës në Futboll Ka përfunduar ndeshja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *