Home / Bujqësia / “Mbas verës vjen vera” promovon Kosovën

“Mbas verës vjen vera” promovon Kosovën

Me moton “Mbas verës vjen vera “ pritet të nisë festivali i  vjeljes së rrushit Hardh Fest  2017 që bëri bujë edhe jashtë kufijëve të Kosovës. Ky festival  do të mbahet më 7,8,9 dhe 10 shtator në qytetin e Rahovecit.

Festa e Vjeljes së Rrushit Hardh Fest është një nga manifestimet më të rëndësishëm në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre, me qellim që të zënë vendin e merituar, si pika kryesore turistike në hartat turistike vreshtare të Kosovës dhe Rajonit.

E veçanta e këtij festivali këtë vitë është performanca e legjendës botërore Joe Lynn Turner, ish-vokalisti i Deep Purple & Rainbow që do të performojë më 9 shtator 2017 në hapsirat e Hardh Fest në Rahovec.

Po ashtu artistët tjerë që do të performojnë në Hardh Fest  janë: Offchestra, Grupi 403, Familja Shtavica, B.B Poqi, Memory Writers, DJ.Mickey, Oda Haliti, Dj Jump. Maarvel Music.

Hardh Fest këtë vit po ashtu është zgjeruar mjaft shumë në botë ku ka hapur 17 zyra promovuese në shtetet Evropiane dhe ato te Amerikës.

Po ashtu, për dallim nga viti i kaluar që festivali zgjati vetëm 3 ditë, këtë vit në edicionin e 16-të ky festival do të mbahet 4 ditë rradhasi.

Festa e vjeljes së rrushit  Hardh Fest  ka fillet e saja që nga vitin 2001, ku në fillim është organizuar nga shoqatat lokale, duke u avancuar dhe marr epitetin e Festës në nivel nacional, e vënë nën patronimin e Presidencës së Republikës së Kosovës për një kohë, si dhe çdo vit e mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit, si festë e veçantë tradicionale, ku shënohet fillimi i vjeljes dhe mbledhjes së rrushit, si kurorëzim i punës së vreshtarëve të vyeshëm.

About Dorentina Thaqi

Check Also

Fillon kubëzimi i rrugëve në fshatin Reti e Poshtme

Në fshatin Reti e Poshtme të Komunë së Rahvecit kanë filluar punimet për kubëzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *