Home / Magazina / Golg Ag përlot fansat me vargje prekëse për nënën e vdekur në Myanmar (Foto)

Golg Ag përlot fansat me vargje prekëse për nënën e vdekur në Myanmar (Foto)

Një fotografi që po qarkullon në internet e cila besohet se është realizuar në Myanmar (Burma) ku po vriten myslimanët me të madhe, ka prekur shumë njerëz anembanë botës.

Në këtë imazh të dhimbshëm shihet nga nënë të cilën e kanë vrarë e mbi trupin e saj shihet fëmija i saj duke u ushqyer me qumësht gjiri, transmeton Gazeta Express.

Ky imazh i nënës së vdekur ka prekur edhe reperin e njohur Gold Ag.

Goldi në profilin e tij në Instagram ka postuar këtë fotografi duke shkruar edhe disa vargje prekëse, kështu duke reaguar për këtë gjendje të tmerrshme.

“Çohu nanë pse vet m’ke lanë

N’krahët e tu pse spo më mbanë

Aromën tënde hala po e ndi

Edhe pse trupi krejt tu ka ngri.

Çohu nanë e ma jep pak gjirin

A m’ke than se m’ke djal ma t’mirin

Fole ni fjal pash lotin tim

Se ti mu m’ke pas të vetmin gëzim.

Po e shoh se ti jetë paske ndrru

Pse nuk më more me vete mu

Pse nuk më more me vete krejt

Më mirë në dhe së n’këtë botë t’pa drejtë.

Thuaj nanë Zotit pash dhimbjen time

Thuaj se fëmijët nuk kan më gëzime

Si terrorist bota na njeh

Por kur t’na vrasin ajo nuk sheh.

Thuaj nanë Zotit se krejt na sulmojnë

Na vrasin na presin veç pse besojmë

Një vend afër teje ma ruaj ngat

Se as unë moj nanë nuk e kam gjat”, ishin këto vargjet që kishte shkruar Goldi.

Këto vargje kishin përlotur të gjithë fansat e tij të cilët kishin lënë komente të shumta.

Ndryshe rreth 18 mijë myslimanë nga shteti Rakhine i Myanmarit kanë ikur në Bangladesh javën e kaluar, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Ata janë arratisur nga dhuna më e rëndë në pesë vitet e fundit në veriperëndim të Myanmarit.

Një seri sulmesh të bashkërenduara nga kryengritësit rohingia ndaj forcave të sigurisë në veri të shtetit Rakhine të Myanmarit të premten që lamë pas e kanë nxitur eksodin, ndërsa qeveria i ka evakuuar mijëra budistë nga shteti Rakhine./Gazeta Express/

 

About admin

Check Also

Era Istrefi lanson këngën e re

Era Istrefi ka sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur në rrafshin ndërkombëtar. “No I …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *