Home / Komuna jone / Edicioni i tretë i “Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë” në Rahovec

Edicioni i tretë i “Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë” në Rahovec

Më 4, 5 dhe 6 shtator do të mbahet edicioni i tretë i “Festivalit  Ndërkombëtar të Poezisë” në qytetin e Rahovecit.

Në një intervistë për Radio Aktiv drejtori dhe organizatori i këtij festivali Fahredin Shehu ka bërë të ditur se pjesëmarrës në këtë festival priten të jenë poetë të shquar botërorë,nga 121 shtete të  botës  të cilët disa prej tyre do të vijnë për herë të parë në Kosovë, shtetet pjesmarrëse do të jenë : ShBA-ja, Greqia, Turqia, Kuba, Filipinet, Tunizia, Italia, Bulgaria, Gjermania, Maqedonia, Mali i Zi, Britania e Madhe, Jordania, Shqipëria etj.

Festivali financohet nga Ministria e Kulturës dhe donacionet nga komuna e Rahovecit, ku mbulohen gjysma e shpenzimeve të pjesmarrësve në festival.

Po ashtu këtë vit në festival nuk do të ndahet  çmimi “Rushi i artë” për shkak të mungesës së mjeteve financiare  për medaljen e artë si dhe për arsye  konkurrencën së madhe në festival.

Në këtë festival do të promovohet  libri i poetit amerikan William S. Peters, “Kosovë e dashur…ëndrrat e Rahovecit” .Po ashtu do të bëhet  edhe  leximi i “Konventës për mbrojtjen e të drejtave të   njeriut”- ka thënë Shehu.

Fahredin Shehu është po ashtu  redaktor i programit edukativo -arsimor dhe shkencor në televizionin publik të Kosovës-RTK.

About Dorentina Thaqi

Check Also

Prezantohen Fanellat e KB Rahovecit për sezonin 2017/2018

Gjatë ditës së sotme janë prezantuar Fanellat e KB Rahovecit të cilat do të përdoren …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *